Kufiri prej 2 miliardë iPhone-sh të shitur u arrit në vetëm pesë vitet pasuese dhe më pas u deshën vetëm katër të tjera që të kalonte shifrën prej 3 miliardë telefonash të shitur. Duket se ky është një trend që do të vazhdojë. Megjithatë, ekziston edhe një anë tjetër e medaljes. Zyrtari i Apple, Eddie Cue, së fundmi ka deklaruar se njerëzit ndoshta nuk do të kenë më nevojë për një iPhone pas dhjetë vitesh, një paralajmërim shqetësues për një kompani që bazon pjesën më të madhe të biznesit në shitjen e telefonave, percjell TAR.
Edhe përpjekjet e Applet për të kaluar drejt një forme më të avancuar të pajisjeve nuk kanë “pushtuar botën”. Dihet se përpjekjet e para për të shtuar funksione të fuqishme të inteligjencës artificiale në iPhone, për të thënë butë, nuk kanë qenë shumë të suksesshme. Duket se Apple nuk është plotësisht i përgatitur për botën ku mund të jetojmë pas dhjetë vitesh.
Ky problem duket se e shqetëson edhe Tim Cookun. Gjatë një konference mbi rezultatet tremujore, ai u pyet për të ardhmen e telefonit si platformë dominuese, dhe në përgjigje tha se kompania “po mendon edhe për gjëra të tjera”, por se beson që teknologjitë e reja “nuk do t’i zëvendësojnë telefonat, por do t’i plotësojnë ato”. Telefonat duken të sigurt në planin afatshkurtër, por ndoshta diçka që po përgatisin Sam Altman dhe Jony Ive mund të ngadalësojë arritjen e Apple-it te shifra prej katër miliardë iPhone-sh të shitur. /Katror.info