katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Palatova: Kosova duhet ta ketë sigurinë e grave lart në agjendë
    3 hours ago
    Asociacioni i Komunave kërkon shtyrjen e afatit për miratimin e buxheteve komunale
    3 hours ago
    Trump riemërton Pentagonin si Departamentin e Luftës
    8 hours ago
    SHBA-të dhe Ukraina drejt një marrëveshjeje historike prej 100 miliardë dollarësh
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova, në Samitin Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Davos
    8 hours ago
    ATK regjistron rritje të qëndrueshme të të hyrave gjatë janarit–gusht 2025
    1 day ago
    Visar Osmani, drejtori që e ktheu shkollën e fëmijërisë në histori suksesi
    1 day ago
    Qyteti mesjetar i Sardës nxjerr dëshmi të reja për shqiptarët
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Nën ninullë” – projeksion special në PriFest
    3 hours ago
    Trump darkon me gjigantët e teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, por lë jashtë Elon Musk
    9 hours ago
    Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet filmi në gjuhën shqipe
    20 hours ago
    Ganimete Jashanica shënon sonte 40-vjetorin e karrierës me koncert në Prishtinë
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    4 days ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    2 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    2 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    3 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    1 week ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    1 week ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    3 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    3 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    4 days ago
    Cilësohet si treni ekspres më i ngadaltë në botë, arsyeja pse do t’ju habisë…
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Arabia Saudite pritet të organizojë Kupën e Botës 2034
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Sporti n'Katror

Arabia Saudite pritet të organizojë Kupën e Botës 2034

Last updated: 01/11/2023 2:57 PM
119 Shikime
Shpërndaje
Foto: Bloomberg

Është pothuajse e sigurtë që Arabia Saudite do të jetë vendi organizator i Kupës së Botës për meshkuj 2034, pasi Federata Australiane e Futbollit vendosi të mos hyjë në garë, pas vlerësimeve se kriteret e vendosura nga FIFA ishin formuluar në mënyrë të tillë që t’i përshtateshin mbretërisë së pasur me naftë, shkruan VOA.

FIFA kishte caktuar të martën si afatin përfundimtar për të shprehur zyrtarisht interesin për organizimin e kampionatit, por vendimi i Australisë për të mos hyrë në garë, e bën Arabinë Saudite konkurrenten e vetme, duke krijuar shqetësim për shumë aktivistë të të drejtave të njeriut.

“Kemi shqyrtuar mundësinë për të bërë ofertë për të pritur Kupën e Botës dhe duke marrë parasysh të gjithë faktorët kemi marrë vendimin për të mos hyrë në garë”, tha përmes një deklarate Federata Australiane e Futbollit.

Mundesh me e lexu edhe…

Duhet që FIFA të vulosë vendimin se Arabia Saudite do jetë mikpritëse e Kupës së Botës, vendim që ka të ngjarë të merret vitin e ardhshëm, dhe tashmë gjithçka duket një formalitet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Organizimi i Kupës së Botës do të shënonte kulmin e përpjekjeve ambicioze të Arabisë Saudite për t’u bërë një lojtar kryesor në sportet globale, pasi ka shpenzuar shumë para për të bërë pjesë të ligës së saj të futbollit dhjetëra futbollistë të njohur, duke blerë klubin anglez të futbollit Newcastle dhe duke organizuar ndeshje të mëdha boksi.

Por gatishmëria në dukje e FIFA-s, për t’i hapur rrugën Arabisë Saudite që të organizojë ngjarjen e saj më të rëndësishme sportive, ka nxitur kritika të gjera nga aktivistët që mbrojnë të drejtat e njeriut.

Miratimi i planit financiar në mbështetje të sportit nga ana e Princit saudit të Kurorës Mohammed bin Salman është cilësuar si një përpjekje për të përmirësuar imazhin e vendit, shpesh i lidhur me shkeljen e të drejtave të grave dhe vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka krijuar lidhje të ngushta me përfaqësues të futbolli saudit dhe me vetë Princin e Kurorës, dhe ka ngritur pikëpyetje nëse prej një kohe të gjatë mund të jetë përpjekur të orientojë organizmin e garave botërore të futbollit drejt mbretërisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kur FIFA arrit marrëveshje këtë muaj, për të pasur vetëm një ofertë për organizimin e Kupës së Botës 2030, duke bashkuar Spanjën, Portugalinë dhe Marokun në tre lojëra që do të zhvilloheshin në Afrikën e Jugut, ajo gjithashtu përshpejtoi garën për organizimin e Kupës së Botës 2034, duke pranuar oferta vetëm nga federatat anëtare në Azi dhe Oqeani. Afati i shkurtër (deri këtë të martë), u dha atyre më pak se katër javë për të hyrë në garë dhe vetëm një muaj më shumë për të nënshkruar një marrëveshje oferte që kërkon mbështetjen e qeverisë.

Disa orë pas njoftimit të FIFA-s në 4 tetor, Federata Saudite e Futbollit tha se do merrte pjesë në garë dhe Konfederata e Futbollit të Azisë, që përfshin Australinë tha se do të mbështeste mbretërinë për të rikthyer Kupën e Botës në Lindjen e Mesme, pasi Katari organizoi Kampionatin Botëror të Futbollit në vitin 2022.

Shoqata e futbollit e Indonezisë tregoi fillimisht interes për të kandiduar bashkarisht me Australinë, ndoshta së bashku me Malajzinë dhe Singaporin, por në vazhdim ky interesim u shua kur Indonezia mbështeti Arabinë Saudite.

Australia do të përpiqet të sigurojë organizimin e Kupës së Botës së Klubeve për vitin 2029, që do të rifillojë në vitin 2025, duke u zhvilluar çdo katër vite me një format të ri me 32 ekipe të kualifikuara, si dhe Kupën e Grave të Azisë për vitin 2026, për të cilën po konkuron edhe Arabia Saudite.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Mendoj se do të krijojmë një vullnet të mirë duke mos konkuruar për 2034”, u tha zoti Johnson gazetarëve gjatë një telefonate, duke pranuar se është e vështirë të konkurohet përballë ofertës saudite të mbështetur nga burime shtetërore.

Australia dhe Zelanda e Re organizuan me sukses Kupën e Botës të Grave në korrik dhe në gusht. Brisbane pritet të bëhet qyteti i tretë australian që organizon Lojërat Olimpike, kur të mirpresë Lojërat Verore 2032.

Arabia Saudite do të organizojë gjithashtu Kupën e Azisë për meshkuj në vitin 2027 dhe ka filluar një program të zgjeruar ndërtimesh për të ndërtuar dhe rinovuar stadiumet që mund të përdoren për Kupën e Botës. Në dokumentet e FIFA-s thuhet se do të duhen 14 stadiume për kupën ku do të marrin pjesë 48 ekipe.

Kupa e Botës në Katar u shoqërua për vite me radhë nga akuzat për abuzime me të drejtat e punëtorëve emigrantë që nevojiten për të ndërtuar stadiumet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kur FIFA në vitin 2010 nuk këmbënguli për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kur i dha Kupën e Botës 2022 Katarit, kjo shërbeu si një arsye kryesore përse reformat serioze u vonuan kaq shumë dhe përse zbatohen shpesh kaq dobët”, thotë Ronan Evain, drejtues i organizatës “Football Supporters Europe”.

Edhe përgatitjet e Arabisë Saudite do të duhet të përballen me të njëjtën vëmendje gjatë dekadës së ardhshme.

“Me 13.4 punëtorë emigrantë që vlerësohet se gjenden në Arabinë Saudite, mbrojtjen e pamjaftueshme gjatë punës dhe kundrejt vapës, si dhe mungesën e sindikatave, e mbikqyrësve të pavarur të të drejtave të njeriut, si dhe pa një shtyp të lirë, ekzistojnë të gjitha arsyet për t’u frikësuar për jetët e atyre që do të ndërtojnë dhe do të mirëmbajnë stadiumet, transportin, hotelet dhe infrastrukturën në vendin organizator, Arabinë Saudite”, thuhet në një deklaratë të bërë rishtazi nga Minky Worden, drejtuesja për iniciativat globale në organizatën e të drejtave të njeriut Human Rights Watch.

“Mundësia që FIFA t’ia japë Arabisë Saudite Kupën e Botës 2034, megjithë historikun revoltues të të drejtave të njeriut dhe dyerve të mbyllura për monitoruesit, e ekspozon si të pavërtetë angazhimin e FIFA-s ndaj të drejtave të njeriut”, tha zonja Worden.

Vetë dokumentet e FIFA-s për shpalljen e konkursit për Kupën e Botës, i nxisin vendet konkuruese për “respektimin e të drejtave të njeriut të njohura ndërkombëtarisht”, megjithëse kufizohen në kontekstin e lidhur me kupën dhe jo në shoqërinë më të gjerë.

“FIFA tani duhet ta bëjë të qartë se pret nga vendet organizatore të zbatojnë politikat e saj për të drejtat e njeriut”, tha Steve Cockburn, zyrtar i organizatës së të drejtave të njeriut Amnesty International. “Duhet gjithashtu të përgatitet për ta ndalur procesin e përzgjedhjes së vendit organizator, nëse nuk trajtohen siç duhet rreziqet ndaj të drejtave të njeriut”./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Nën ninullë” – projeksion special në PriFest
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Palatova: Kosova duhet ta ketë sigurinë e grave lart në agjendë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Asociacioni i Komunave kërkon shtyrjen e afatit për miratimin e buxheteve komunale
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova, në Samitin Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Davos
TAGGED:Arabia SauditeFIFAKupa e Botes 2034World Cup 2034

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Apple do të heq dorë nga xhami tradicional në kamera
Artikulli i ardhshëm Hapet për publikun ‘dhoma sekrete’ e Mikelanxhelos

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Sporti n'Katror

Nis ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës

23 Shikime
Sporti n'Katror

Albion Rrahmani shpallet futbollisti i muajit në elitën e futbollit çek

13 Shikime
Sporti n'Katror

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës – Foda me rreshtim sulmues

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?