Arbnor Muja po shkëlqen në skuadrën belge Royal Antwerp, ku edhe ka marr ftesë nga Përfaqësuesja A e Kosovës për dy ndeshjet e muajit mars.
Vlera e ish-futbollistit të Trepçës ’89 dhe Dritës është ngritur në 1.5 milionë euro nga “Transfermarkt”.
Kjo është vlera më e madhe që ka pasur Muja ndonjëherë, pasi tetë muaj më parë sa ishte te Drita vlente vetëm 250 mijë euro.
24-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje me Antwerpin duke realizuar tre gola e duke asistuar në katër të tjerë.
Sigurisht që vlera e rritur e Mujës gëzon edhe Dritën që ka ruajtur 20 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme./Katror.info