Trajneri i Chelseat, Pochetino vendosi të aktivizojë nga minuta e parë sulmuesin shqiptar në derbin e Londrës ndaj Fulham, takim ky që vlente për javën e shtatë të kampionatit dhe mbahet në “Craven Cottage”.
Broja vjen pas një momenti mjaft të vështirë.
Ai hodhi pas shpine një dëmtim, që e la jashtë fushe për muaj të tërë.
Trajneri i Chelseat Mauricio Pochettino ka thënë se dyshja Mykhailo Mudryk dhe Armando Broja meritojnë të gjitha lavdatat pas paraqitjeve të tyre në fitoren 2-0 të Chelseat kundër Fulhamit .
Të dy lojtarët gjetën rrjetën në hapësirën prej 82 sekondash të pjesës së parë, ndërsa Chelsea mori fitoren e dytë radhazi, pas asaj në Carabao Cup.
“Për Mudryk, ai shënoi golin e tij të parë në Premier Ligë, dhe për Armandon pas një periudhe të gjatë mungese, ai shënoi përsëri. Jam shumë i lumtur për ta, ata e meritojnë atë,” tha Pochettino për faqen zyrtare të klubit.
Ai shtoi se lojtarëve të rinj të ardhur në skuadër iu nevojitet më shumë kohë për t’u përshtatur dhe se duhet pasur durim në lidhje me ta./Katror.info