Boksieri shqiptar Armend Xhoxhaj e nokautoi Seran, në raundin e tretë, njofton Klankosova.tv.
Ndryshe në këtë galambrëmje që po mbahet në Audi Dome të Mynihut, përballja kryesore pritet të jetë Robin Krasniqi me numrin një të Norvegjisë, Timur Nikarkhoev.
Po ashtu, Musa Avdimetaj, i njohur si James Kraft , ka triumfuar ndaj çekut Vaclav Tojacek.

James Kraft fitoi me nokaut teknik në raundin e tretë. Kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë për të, teksa 12 prej tyre i ka nokaut./Katror.info