Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të hënën ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ku u njoftua për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nga ky shtet.
“Qeveria e Izraelit ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes.
Nga i njëjti njoftim është bërë e ditur se përmes kësaj marrëveshjeje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike.
“Në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi.
Në të njejtën kohë u diskutua edhe për situatat në të dyja vendet/Katror.info
