Grupi muzikor pakistanez Aur tha se të punosh me Zayn Malik në një këngë në gjuhën urdu ishte “një ëndërr e realizuar”.
“Më parë kishim vetëm një audiencë pakistaneze, tani kemi njerëz nga Britania e Madhe, Brazili, Kina… kështu që ndjehemi shumë mirë,” tha Raffey Anwar nga grupi Aur për BBC.
Një ribërje e hitit të njohur të Aur-it, “Tu Hai Kahan”, përmban ish-këngëtarin e One Direction me vokal në gjuhën urdu.
Kënga origjinale ka më shumë se 100 milionë shikime, por ribërja po vjen shpejt, me më shumë se tetë milionë shikime.
Bashkëpunimi erdhi pas diskutimeve midis menaxhmentit të Malik dhe Aur, tha grupi.
Tre shokët e grupit, nga Karaçi, thanë se asnjë nga miqtë apo familja e tyre nuk mund ta besonte këtë, kur morën vesh se po bashkëpunonin me të.
Shumë fansa ishin të entuziazmuar që Malik, i lindur në Bradford, flet rrjedhshëm gjuhën urdu.
Gjuha urdu është gjuha zyrtare në Pakistan e cila është gjuhë indike e cila ka shumë fjalë të huazuara nga gjuha persiane dhe arabe./Katror.info