Artisti me origjinë kosovare që karrieren e tij muzikore e ka zhvilluar në Gjermani ka ardhur me një këngë të re.
Kënga e re e Dardan e titulluar “Laufen” që në shqip do të thotë “Vrapo”, pasqyron historinë e popullit të Kosovës.
Kënga është në gjuhën gjermane, ndërsa videoklipi pasqyron luftën e fundit në Kosovë.
Ndërsa, refreni i kësaj kënge është në gjuhë shqipe e që flet për mergimtarët dhe dashurinë e tyre që kanë ndaj atdheut.
Kjo këngë është publikuar së fundi dhe erdhi pikërisht një ditë para Ditës së Pavarësisë së Kosovës./Katror.info