Më 19 dhjetor, 2022 do të jepet premiera e shfaqjes “Sober”, me regji të Butrint Pashës, nga ora 20:00 tek Dispanzeri, afër Qendres Kryesore të Mjeksisë Familjare në Prishtinë
“Sober”, e cila bazohet në veprën e Duncan MacMillan “Njerëz, vende dhe gjëra”, është një histori suksesi ku një njeri arrin të mposhtë varësinë ndaj drogës.
E bazuar në një ngjarje sentimentale të një vajze që vuan nga alkoolizmi dhe varësia ndaj drogës që po rehabilitohet në një qendër, Ema vjen si personifikim i shumë njerëzve të stigmatizuar nga shoqëria për shkak të pasigurisë që i është krijuar nga varësia, që ka ndikuar edhe në karakterin e saj.
Regjisor: Butrint Pasha
Aktoret/ët: Zhaneta Xhemajli, Shpetim Selmani, Kumrije Hoxha, Kaltrinë Zeneli, Blerta Gubetini, Edlir Gashi, Blend Sadiku, Zana Berisha, Altin Vraniqi.