Për projektin REKOS 2024 të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është rishpallur konkurs për pranim të regjistruesve për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.
Aplikimi për pozitën e Regjistruesit do të bëhet në formën elektronike dhe sipas këtij njoftimi të gjithë të interesuarit për këtë pozita duhet të aplikojnë në komunën e tyre, raporton Katror.info.
“Konkursi është i hapur deri më 18.02.2024. Kohëzgjatja e kontratës është dy (2) muaj” thuhet në njoftim.
Ndërsa Konkursin dhe Udhëzuesin për plotësimin e formularit Online për pozitën e Regjistruesit mund ta gjeni këtu, në ueb-faqen e ASK-së por edhe në ueb faqet e komunave dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës./Katror.info