Edhe Athina e çeli zyrtarisht sezonin festiv, duke i dhënë jetë kryeqytetit. Në ceremoninë e ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjeve, me kryebashkiakun e Athinës, u bashkuan edhe homologë të tij nga e gjithë bota.
Pema, 21 metra e lartë, e vendosur në sheshin e famshëm Sintagma përballë godinës së parlamentit, u ndriçua nga 40 mijë drita LED, mes shqetësimeve edhe për të kursyer energji në këtë kohë krize.
Dhjetëra aktivitete, janë organizuar përgjatë të gjithë muajit dhjetor, përfshirë edhe tregjet e Krishtlindjeve në çdo cep të Athinës.