Kur vjen puna te mëngjeset plot shije, vezët nuk kanë se qysh me mungu n’rekomandimet tona. N’daç n’sy, n’daç omlet, e n’daç t’zime – ato janë nji ndër ushqimet ma t’përshtatshme e ma ushqyese t’cilat i kemi n’dispozicion për me e startu ditën mirë. S’kemi as na qysh mos me ta rekomandu super-pjatën e radhës për mëngjes, që pos e shijshme, asht edhe e ushqyeshme e ideale për nji start t’mirë.
Nise ditën me nji omlet t’shijshëm e ngopës me spinaq. Mjafton me i nda 10 mintuta kohë n’kuzhinë e me maru njanin prej omletëve ma t’mirë që e ke përgatitë naj herë.
PËRBËRËSIT:
2 ve
60 gr spinaq
1 lugë gjelle gjalpë (e shkrirë)
1 lugë gjalpë (n’temperaturë dhome)
30 gr kashkavall (i grirë)
1 thelb hudhre (i grirë imët)
Kripë dhe biber (Opsionale)
HAPI 1:
N’nji enë rrehi vezët me pak kripë dhe biber dhe shto gjalpën e shkrirë brenda masës me ve. Sigurohu që vezët i ke rrehë mirë.
HAPI 2:
Nxeje tiganin mirë, shto gjalpin që ka mbetë, shto spinaqin sipër dhe hudhrën e kavërdsi për 3-4 minuta n’tigan. Vendos sipër spinaqit kashkavallin dhe pstaj ngadal shto vezët e rrahuna. Fërgoje masën për 6-7 minuta n’temperaturë mesatare dhe rrotullo omletin me spinaq n’anën tjetër. Paloje n’gjysmë dhe servo.
REZULTATI:
Mos harro me ja bashkangjitë këtij mëngjesi kampionësh edhe nji lang a smoothie. Ne ta rekomandojmë smoothie-n me avokado dhe boronica. E për ndonji herë tjetër, mos e le pa e provu edhe omletin me perime, t’cilin mundesh e ke gati n’3 hapa t’thjeshtë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria