Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë thirrje për të gjithë tatimpaguesit që të deklarojnë pasqyrat financiare përmes sistemit elektronik EDI, në përputhje me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.
Sipas njoftimit të ATK-së, të gjithë tatimpaguesit janë të obliguar të dorëzojnë pasqyrat financiare brenda afatit të përcaktuar, ashtu siç janë të kategorizuar me ligjin në fuqi.
Deklarimi i pasqyrave financiare për qëllime të ATK-së duhet të bëhet gjatë periudhës nga 1 janari deri më 31 mars të vitit pasues, së bashku me dorëzimin e Deklaratës Vjetore për Tatim në të Ardhura Personale apo Korporatave.
Për plotësimin e pasqyrave financiare, ATK ka njoftuar se tatimpaguesit mund t’i referohen udhëzuesit të publikuar në sistemin elektronik EDI, në menynë “Ndihmë”./Katror.info