Australia do të prezantojë legjislacion më të ashpër për inteligjencën artificiale (AI), ka njoftuar Ministri i Industrisë dhe Shkencës Ed Husick.
Në një intervistë për televizionin ABC, Husik theksoi se në profesion ka shqetësim për zhvillimin e shpejtë të kësaj teknologjie, raporton Reuters. “Qeveritë kanë një rol të qartë për të luajtur, ato duhet të njohin rrezikun që lidhet me AI…dhe të vendosin kufizime,” tha Husick, shkruan Katror.info.
Ai tha se Australia do të konsideron ndalimin e elementeve me rrezik të lartë të AI, nëse “kërkesa” për një masë të tillë ishte e fortë gjatë diskutimeve publike mbi ligjet e reja. Australia është një nga vendet e para që prezantoi rregullimin e fushave që lidhen me inteligjencën artificiale, në vitin 2018, në baza vullnetare.
Husick pranoi se ka mangësi në ligjet aktuale australiane në lidhje me të drejtën e autorit, privatësinë dhe mbrojtjen e konsumatorit dhe tha se qeveria e këtij vendi dëshiron të ndjekë zhvillimin e përshpejtuar të AI me legjislacion të ri. /Katror.info