Kompania hekurudhore austriake publike OeBB ka prezantuar gjeneratën e fundit të trenave të natës në Evropë në një kohë kur ky lloj transporti më i ngadalshë por shumë më pak ndotës ka filluar të kthehet në modë.
“Krahasuar me trenat e vjetër të natës, të cilët ishin pak të zymtë, ky është një luks i madh. Çmenduri,” i tha AFP pensionistja 69-vjeçare Rosemary.
Trenat e rinj të natës u prezantuan në Vjenë me rastin e 100 vjetorit të kompanisë austriake.
“Çdo kilometër me tren është një kilometër për të mbrojtur klimën dhe për të kontribuar për një të ardhme më të mirë,” i tha AFP Ministri austriak i Mjedisit, Leonor Gevesler.
Udhëtarët do të kenë më shumë rehati, duke përfshirë dushat, në trenat që duhet të fillojnë të lëvizin në linjën Vjenë – Hamburg dhe Innsbruck – Hamburg më 10 dhjetor. Këta trena, të cilët mund të arrijnë shpejtësi deri në 230 km/h, do të futen gradualisht në përdorium Austri, Gjermani, Zvicër, Itali dhe Holandë.
Në Francë, ende nuk është dhënë drita jeshile nga administrata kombëtare e hekurudhave. Kompania austriake synon të dyfishojë numrin e udhëtarëve në trenat e natës deri në vitin 2030 dhe shumë kompani të tjera evropiane po marrin pjesë në ringjalljen e trenave të natës që pothuajse u zhdukën duke filluar bga viti 2010. Megjithatë, kjo dëshirë përballet me çmimin e materialit të nevojshëm për zëvendësimin e vagonëve shpesh disa dekada të vjetër, punime të shumta nate në shina që prishin trafikun e natës dhe rentabilitetin e ulët të këtij lloj transporti./Katror.info