Marko Caka është shkodrani që po korr sukses në kinematografinë në Hollywood. Ai ka luajtur disa role të ndryshme, si në filma dhe seriale, krahas emrave të njohur si Will Smith apo Lady Gaga.
Në një intervistë me televizionin ABC News në Shqipëri Marko ka rrëfyer se si u bë pjesë e botës së aktrimit, kur në fillim ka qene gazetar. Ai ka theksuar se është fati që e çoi me njerëzit e duhur në vendin e duhur.
“Është fati se isha me njerëzit e duhur në vendin e duhur. Meqë karrierën time të parë e kam pasur si gazetar, me intervistime, me gjëra, me aq mundësi sa kisha në fillimet e mia. Edhe më erdhi një mundësi për të filluar në vitin 2014 për të filluar me filmat e parë. Ishte viti që hapi atë dritaren për të nisur një karrierë modeste në filmat e mëdha. Unë jam një aktor i të dyjave, i televizionit, i serialeve, jam dhe i kinemasë. Angazhimin më tepër e kam pasur me serialet se ata janë më të përditshmit, më afatgjatë, ndërsa kinematë janë në raste kur janë filmat në New York, filma të mëdha, të skenave të ndryshme, varet nga karakteri se si është roli im”, tregoi ndër të tjera Marko në intervistë që mund ta shihni këtu.
Bazuar në biografinë në faqen e tij të internetit, Marko lindi në Shkodër të Shqipërisë dhe më pas u zhvendos në Athinë, Greqi ku jetoi për 19 vjet. Ai studioi dhe kreu diplomën e tij Bachelor për Filozofi dhe Gazetari në Universitetin Kombëtar Kapodistrian të Athinës. Si gazetar ka punuar si korrespondent mediatik i disa televizioneve dhe gazetave (të shtypura dhe online) si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri. Ndërsa si reporter ka pasqyruar ngjarje të mëdha ndërkombëtare dhe rajonale mbi politikën, festivalet e filmit, garat sportive, çështjet sociale etj. Karriera e tij si gazetar ka vazhduar edhe në Nju Jork, SHBA ku është zhvendosur në vitin 2010. Është anëtar aktiv i Federatës Amerikane të Medias, Klubit të Shtypit të Los Anxhelosit dhe Klubit të Shtypit të Nju Jorkut.
Pasi zbuloi dashurinë e tij për aktrimin, vendosi ta ndiqte atë profesionalisht, ku mori disa trajnime dhe kurse. Ai u bashkua më pas në Industrinë Amerikane të Filmit, ku performancat e tij të jashtëzakonshme e kualifikuan atë për anëtarësimin e tij në Sag-Aftra. Ky aktor i gjithanshëm ka punuar vazhdimisht në disa filma dhe seriale televizive.
Edhe pse në fillim të karrierës së tij të aktrimit, ai punoi si aktor i njohur me producentë dhe regjisorë të njohur si: Steven Spielberg, Martin Scorsese, Timothy Van Patten, Errol Harris dhe Spike Lee./Katror.info