Filmi i James Cameron “Avatar: The Way of Water”, ka arritur shifrën prej 301 milionë dollarë në debutimin e tij ndërkombëtar.
Vazhdimi i “Avatar”, tani mund të konsiderohet si ndër filmat më të shikuar, pas 13 vjetëve përgatitje.
“The Way of Water” shtoi 134 milionë dollarë në arka, duke e çuar shifrën e tij globale në 435 milionë dollarë.
Regjisori Cameron, kishte treguar se “The Way of Water”, kushtoi të paktën 350 milionë dollarë për t’u prodhuar dhe shumë miliona të tjera në treg.
Cameron vlerëson se duhet të bëhet një nga publikimet më fitimprurëse në histori për të thyer barazimin dhe për të justifikuar çmimin e tij masiv./Katror.info