Kushdo që asht merakli i kafes e çajit e din që këto t’dyja ma s’miri shkojnë kur i shoqnon me diçka t’ambël e t’lehtë n’shije. Keksat e kekët e ndryshëm patjetër që zajnë vend t’veçantë n’tavolinën e shtume me çaj a kafe. Ndërsa për fundvit lezet e hijeshi edhe ma tepër i shtojnë tryezës ambëlsinat e fundvitit, sikurse janë keksat me gjalpë kikiriku dhe reçel, apo keku me mollë dhe kanellë (kek ky i vjeshtës, por që servohet edhe gjatë festave).
Keku me thana dhe portokall asht sikurse nji vule për menynë e ambëlsinave t’fundvitit, pikërisht për faktin që gërsheton n’mënyrën ma t’mirë t’mundshme shijen e thanave (brusnicave) dhe portokallit. E kushdo që e përgatië dhe e provon e din se ku kek nuk dështon s’mahnituri me shijen unike e dfantastike. Mjafton me i ndjekë hapat siç t’i kemi renditë.
PËRBËRËSIT:
2 gota miell
¾ gotë sheqer
¾ lugë çaji kripë
1 e ½ lugë çaji pluhur për pjekje / pecivë
½ lugë çaji sodë buke / sodë bikarbon
1 gotë thana / brusnica (t’prera n’copëza)
½ gotë arra (t’coptume)
1 ve
2 lugë gjelle vaj luledielli
¾ gotë lang portokalli
1 lugë gjelle lëvore portokalli
HAPI 1:
Para se me fillu me përgatitjen, nxeje furrën n’180 C dhe pastaj fillo. N’nji enë t’thellë shto miellin, sheqerin, pluhurin për pjekje dhe sodën e bukës. Përziji përbërësit mirë, e sipër shtoji thanat dhe arrat e copëtume. Mbuloji arrat e thanat me miell e përzije sasinë.
HAPI 2:
N’nji enë t’ndarë rrahe vezën me vaj dhe lang portokalli dhe bashkoja edhe lëvoret e grira t’portokallit. Shto ngadale miellin me thana dhe fillo përzije masën mirë, deri sa t’krijohet nji masë keku.
HAPI 3:
Tepsinë e kekut lyje me pak vaj dhe shto masën. Sipër shto pak thana t’prera. Vendose tepsinë n’furrë dhe pjeke kekun për 50-55 minuta. Largoje tepsinë nga furra, leje kekun me u ftohë për 30 minuta n’tepsi e pastaj largoje dhe preje sipas dëshirës e servo.
REZULTATI:
Servoje kekun nj’ashtu siç asht, apo shtoji sipër reçel dredhëze po deshe, për ekstra shije. Nëse e mbështjellë mirë me folie plastike kekun, ai qëndron i freskët për 4 ditë dhe mundesh me e hangër pa ves.
Shijoje këtë super-ambëlsinë me nji kafe t’fortë, kurse fëmijëve servoja me kakao ose nji gotë qumësht. Poashtu, kurdo që ke kohë, mos e le pa e provu edhe kekun me limon t’cilit kërkush s’i reziston. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria