Avokado përshkruhet si ushqimi perfekt, por varietetet e tij shkojnë përtej atyre kokrrave plot vlera që gjejmë në treg. Shpesh konsumatorëve i ndodh që në treg të takojnë dy lloje avokadosh, një tip me ngjyrë të gjelbër dhe me lëkurë të lëmuar dhe një lloj me ngjyrë të errët dhe me lëkurë të ashpër.
Në këtë artikull nga AgroWeb.org, do të analizojmë aspektin ushqimor të dy llojeve të avokadove atij Haas, tipi i errët dhe atij të Floridës, me ngjyrë të gjelbër.
Njerëzit kanë tendencën të zgjedhin avokadot e llojit Haas duke qenë se ato piqen me shpejt dhe kanë një shije të pëlqyeshme.
VLERAT USHQIMORE TË AVOKADOS FLORIDA
Ngjyra e Gjelbër
Në një sasi prej 85 gramë të puresë së avokados të gjelbër gjenden 69 kalori, një gramë proteinë, 13 përqind fibër dhe 6 gramë yndyrë, por vetëm një gramë është e tretshme. Avokadot përmbajnë yndyrë por shumica e saj është e shëndetshme. Ajo rrit nivelin e kolesterolit të mirë dhe ul trigliceridet.
Në të njëjtën sasi të lartpërmendur gjenden:
• 17 përqind vitaminë C
• 8 përqind vitaminë E
• 1 përqind vitaminë A
• 5 përqind acid pantotenik
• 5 përqind folat
• 6 përqind kalium
Vitamina C është e nevojshme për një shëndet të mirë. Ajo mbron zemrën nga sëmundjet, ul kolesterolin e keq dhe trigliceridet. Vitamina E përmirëson kujtesën dhe funksionet e trurit dhe është forma më e plotë e antioksidantit.
Vitamina A është e nevojshme për shëndetin e lëkurës dhe syve ndërkohë që vitamina B5, acidi pantotenik ndihmojnë në transformimin e ushqimit që hamë në energji. Vitamina B5 është gjithashtu e rëndësishme për gjakun dhe hormonet.
Ka të dhëna shkencore që provojnë se folati parandalon depresionin dhe mbështet shëndetin e sistemit imunitar. Kaliumi ruan ekuilibrat e organizmit dhe rregullon rrahjet e zemrës, balancën e lëngjeve dhe impulse nervore. /Katror.info