Baleti Kombëtar i Kosovës, ka shfaqur baletin “Correr o Fado”, me koreografi nga Daniel Cardoso në qytetin e Ulqinit. Në një njoftim në Facebook, BKK ka shkruar se kështu edhe po e përmbyllin vitin 2023.
“Faleminderit publikut ulqinak për mikpritjen dhe ovacionet për performancën e balerinëve tanë! Falënderim të veçantë për Edina Mustafiq Avdiu dhe Jetmira Hoxha, për kujdesin e treguar për ekipin e BKK! Shihemi në 2024!,” thuhet në njoftim.
BKK si dhuratë për fundvit në Prishtinë ka dhënë shfaqjen e njohur “Arrëthyesi”, në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovë duke shënuar një kthesë në baletin kosovar./Katror.info