Për festat e fundvitit, NASA ka publikuar një foto nga hapësira që tregon një strukturë që i ngjan një peme të dekoruar Krishtlindjesh. Sigurisht, kjo nuk është një lloj peme hapësinore e Krishtlindjeve. Kozmosi, mund të themi, është indiferent ndaj festave tona. Ai ka ligjet e veta natyrore dhe nuk feston dhe nuk vajton asgjë.
Fotoja, e marrë nga Teleskopi Hapësinor Chandra i NASA-s, tregon pamjen më të fundit të NGC 2264, një fenomen kozmik i njohur gjithashtu si “Grumbulli i Pemëve të Krishtlindjeve”. Është një grup yjesh të rinj brenda galaktikës sonë që janë midis një dhe pesë milionë vjetë të vjetër. Këto yje janë rreth 2500 vite dritë larg nesh. Disa janë më të mëdhenj e disa më të vegjël se Dielli.
Ky fenomen kozmik i ngjan një peme të dekoruar të Krishtlindjes për shkak të zgjedhjes së ngjyrave, imazheve në gjatësi vale të ndryshme të dritës dhe rrotullimit të fotos së përbërë. Dritat vezulluese blu dhe të bardha janë në fakt yje të rinj që lëshojnë rreze X, ndërsa ngjyra jeshile përfaqëson gazin në mjegullnajë. /Katror.info