Baleti Kombëtar i Kosovës sot do të ngjitet në skenën e “ExpoOsaka” në Japoni, duke shfaqur baletin “Exil” me koreografi nga Eno Peçi.
Kjo ngjarje është pjesë e përfaqësimit zyrtar të Republikës së Kosovës në një nga ekspozitat ndërkombëtare më të rëndësishme në botë.
Kjo do të jetë hera e parë që Baleti Kombëtar i Kosovës performon në Japoni, një moment historik që shënon zgjerimin ndërkombëtar të prezencës artistike të këtij institucioni dhe promovimin e kulturës së Kosovës në një platformë globale.
“ExpoOsaka 2025” është një ngjarje që bashkon njerëz dhe inovacione nga e gjithë bota, me qëllim që të adresohen çështjet me të cilat përballet njerëzimi në shkallë globale. /Katror.info
Përgatiti:
