Baleti Kombëtar i Kosovës, vjen sot më 14 mars, në Teatrin e Gjilanit nga ora 20:00, me shfaqjen e jashtëzakonshme “CORRER O FADO”.
Këtë shfaqje e kanë realizuar në bashkëpunim me koreografin e njohur portugez, Daniel Cardoso, asistenten e Koreografit, Inês Godinho, nën kostumografinë e Maria Monte & Shemsi Avdiu dhe skenografinë e Daniel Cardoso & Jetlir Kuleta.
Fado, mënyra më përfaqësuese e të shprehurit në kulturën tradicionale portugeze. Në një mori lëvizjesh, tingujsh dhe ndjesish, kërcimtarët na përcjellin me lehtësi të dukshme artin e tyre, bukurinë ekstreme, ndjeshmërinë e patejkalueshme, atë që perceptojnë të gjitha shqisat dhe ndjejnë zemra. Në këtë mënyrë çmitizon konotacionin nostalgjik dhe melankolik që mbart Fado.
Pra, shfaqja jepet nesër, më 14 mars 2024, teatri i Qytetit – Gjilan, 20:00. Biletat 2 euro. Për pensionistë, studentë dhe kategori tjera sociale vetëm 1 euro. /Katror.info