eja bëhet qendra e xhudos së Ballkanit me organizimin e Balkan Judo Championship Seniors and Team 2025, që do të zhvillohet më 13 dhe 14 shtator në sallën “Karagaç”. Kampionati premton dy ditë garash spektakolare dhe emocione të forta për adhuruesit e sportit, shkruan Katror.info.
Në ditën e parë, më 13 shtator, do të zhvillohen garat individuale për meshkujt në kategoritë -60, -66, -73, -81, -90 kg dhe për femrat -48, -52, -57, -63, -70 kg. Luftat preliminare fillojnë në orën 09:00, ceremonia e hapjes do të mbahet në orën 16:00, ndërsa blloku final nis në 16:30.
Në ditën e dytë, më 14 shtator, garat individuale do të zhvillohen për meshkujt -100 dhe +100 kg, dhe femrat -78 dhe +78 kg, ndërsa më pas zhvillohen edhe garat ekipore. Luftat preliminare fillojnë në orën 09:00, ndërsa blloku final dhe garat ekipore do të zhvillohen menjëherë pas gjysmëfinaleve dhe repachage.
Kosova, për të tretin vit radhazi, është nikoqire e këtij kampionati dhe do të presë rreth 10 shtete pjesëmarrëse, përfshirë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Moldavinë, Rumaninë dhe Turqinë./Katror.info