Kompania Caviar është e njohur për ripërpunimin e pajisjeve mobile, të cilat i shet me çmime të larta, ndërsa tani ka prezantuar një koleksion të quajtur Barbiecore.
Janë tre pajisje, ose teknikisht katër, që morën trajtimin rozë me arin dhe diamantet “të detyrueshme”, pikërisht Samsung Galaxy Z Flip 5, si dhe Apple iPhone 15 Pro, iPhone 15 Pro Max dhe Watch Series 9.
Telefonat e modifikuar përfshijnë emblemën e takave, ndërsa Z Flip5 u pajis gjithashtu me një një pom-pom të vërtetë të bërë nga leshi artificial. Gdhendja e takave në panelin e arit është bërë me me laser, dhe pjesa e pasme është zbukuruar me 49 rubin që shkëlqejnë.
Apple iPhone 15 do të ketë 61 kristale Swarovski rreth modulit të kamerës, ndërsa pjesa e pasme do të ketë lëkurë aligatori rozë. Ashtu siç pritej, Caviar do të përdorë ar 24 karat për kornizën rreth kamerave, anëve dhe takave, shkruan Katror.info
Apple Watch Series 9 do të ketë një kuti çeliku inox me një shtresë rozë-ari, vida dekorative ari, një shtrëngim dhe një buton rrotullues. Byzylyku do të jetë prej gome rozë dhe ende nuk ka informacion nëse do të jetë i ndërrueshëm.
Të tre modelet do të kufizohen në 99 copë secila. Apple Watch Series 9 do të kushtojë 1,900 dollarë, Galaxy Z Flip 5 do të kushtojë të paktën 8,560 dollarë, ndërsa iPhone 15 Pro do të kushtojë 7,990 dollarë. Ekziston një mundësi për të blerë një iPhone 14 Pro të modifikuar për 7,270 dollarë. /Katror.info