Lionel Messi edhe njëherë ka dështuar që me PSG-në ta fitojë Ligën e Kampionëve. Trofeun më të rëndësishëm të Evropës në konkurrencën e klubeve, ai nuk e ka fituar që nga viti 2015, kur triumfoi me Barcelonën. Dhe, ndoshta ‘Pleshti’ mund të kthehet tek Barça për të provuar ta ngrejë atë kupë përsëri.
Sipas “La Razón”, presidenti i katalanasve, Joan Laporta, ka studiuar tashmë një strategji tregu për të rikthyer argjentinasin në Kataloni pa shkelur “fair play” financiar.
Ai do t’i ofronte kampionit të botës një pagë minimale sezonale prej 200 mijë eurosh (e njëjta shumë që Dani Alves mori për periudhën e tij të dytë në Barcelonë), dhe për të kompensuar shumën e vogël, klubi do të organizonte ngjarje miqësore, të ardhurat e së cilës do të shkonin tërësisht për Messin (vlerësohet se do të mblidheshin 100 milionë euro).
Kontrata e Messit skadon qershor dhe ende nuk është rinovuar me PSG-në. Zhgënjimi në Champions League mund ta largojë atë nga Parisi, ku ata besojnë se Leo tashmë ka zgjedhur Inter Miami të Beckham si ekipin e tij të ardhshëm.
Për momentin, përsëri sipas La Razon, Messi nuk do të bindet nga ideja e rikthimit te Barcelona dhe përkundrazi do të tërhiqej më shumë nga hipoteza e MLS./Katror.info