Kryetari i Bordit Menaxhues të WB6 Chamber Investment Forum (WB6 CIF), z. Lulzim Rafuna, dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. David Piegazki, zhvilluan një takim frytdhënës me përfaqësuesit e Ministrisë Federale për Çështje Ekonomike dhe Energji të Gjermanisë, z. Jonas Kraeusel dhe z. Sascha Fuzul.
Takimi u fokusua në, ngritjen e një partneriteti afatgjatë mes WB6 CIF dhe Ministrisë; Mundësitë për mbështetje të mëtejshme teknike; Reduktimin e barrierave tregtare ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së, si një hap i rëndësishëm drejt integrimit ekonomik rajonal.
Ministria vlerësoi qasjen e strukturuar të Forumit, përmes aktiviteteve në kuadër të Procesit të Berlinit, Road Map-it dhe Final Proposal, si një shembull konkret për forcimin e bashkëpunimit dhe afrimin e rajonit me Tregun e Vetëm Evropian.
WB6 CIF shprehu falënderimet e saj për ekipin për dialogun konstruktiv dhe përkushtimin në krijimin e rrugëve të reja të bashkëpunimit ekonomik me partnerët ndërkombëtarë./Katror.info



 
			



 
                                
                             

