Basketbollistja nga Kosova, Malvina Haziri ka bërë një hap të madh në karrierën e saj. Vajza kosovare është transferuar në “Washington State Women’s Hoops”.
“Malvina Haziri, një nga basketbollistet më premtuese të basketbollit tone, do te jete pjese e Universitetit prestigjoz “Washinton State” duke shënuar një hap të madh në karrierën e saj ndërkombëtare.
Pas punës se madhe disa vjeçare talenti i saj është vlerësuar nga njëri prej Universiteteve më të mëdha ne USA ‘Washinton State”, thuhet në njoftimin e KBF Prishtina.
Ky transferim është një arritje e madhe jo vetëm për Malvinen, por edhe për klubin dhe basketbollin kosovarë në përgjithësi , pasi tregon rritjen e nivelit të punës që bëhet me gjenerata te reja në Kosovë.
“Me këtë hap të rëndësishëm, Malvina pritet të jetë një inspirim për shumë gjenerata te reja që ëndërrojnë të kenë sukses në nivelet më të larta të basketbollit botëror.
Malvina behet lojtarja e dytë që nga klubi i Prishtines i hapen dyert për nivel ndërkombëtar brenda këtij viti”, thuhet tutje në njoftim./Katror.info