Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është pajisur me licencën UEFA Pro për të bërë një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij.
Në një ceremoni solemne të hënën, të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), është bërë shpërndarja e licencave UEFA Pro për të gjithë trajnerët e futbollin që kanë ndjekur kursin përgjatë një viti, ku në mesin e tyre ishte edhe Batatina.
Skuadra e Llapit ka përgëzuar trajnerin Batatina për këtë arritje profesionale, duke shkruar se ai tani i bashkohet elitës së trajnerëve evropian duke dëshmuar vizionin e tij për ta drejtuar ekipin nga Podujeva drejt sukseseve tjera.
Po ashtu, edhe Batatina ka thënë se ndihet krenar me këtë arritje dhe ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim të ngritjes së tij profesionale.
Nën drejtimin e Batatinës, Llapi ka fituar tre trofe, dy herë Kupën dhe një herë Superkupën e Kosovës.
Krahas Batatinës, me licencën UEFA Pro janë pajisur edhe Tahir Lushtaku, Armend Dallku e Ramiz Krasniqi./Katror.info