45 bursa të reja ndahen nesër në Prishtinë nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës për studime master në BE për të diplomuarit rishtazi dhe nëpunës civilë nga Kosova.
“45 bursat ndahen në kuadër të programit Young Cell Scheme (YCS) të bashkëfinancuar nga BE-ja, i cili funksionon që nga viti 2004 dhe nga i cili deri më tani kanë përfituar 364 të reja e të rinj.
Synimi i programit është përmirësimi i punës së administratës publike të Kosovës dhe cilësisë së shërbimeve që ajo u ofron qytetarëve, duke mbështetur arsimimin e lartë të nëpunësve civilë aktualë dhe të ardhshëm”, thuhet në njoftim.
Në këtë ngjarje do të flasin ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
Skema e Celulës së të Rinjëve Ruandi XIII-XIV-XV është një program i bursave, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe zbatuar nga Konsorciumi i Universitetit Aristotel të Selanikut dhe Instituti Kombëtar i Shërbimi Publik, Francë./Katror.info