Bashkimi Evropian në Kosovë ka përshëndetur nënshkrimin e Kodit të Sjelljes për Përdorimin e Përgjegjshëm të Mediave Sociale, një hap kyç para zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen së shpejti, shkruan Katror.info.
Ky kod, udhëhequr nga shoqëria civile, synon të forcojë proceset demokratike, të mbrojë integritetin e zgjedhjeve dhe të promovojë një kulturë llogaridhënieje në hapësirën digjitale. Në reagim, BE-ja ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike, mediat dhe organizatat joqeveritare që ende nuk e kanë nënshkruar, ta bëjnë këtë pa vonesë.
“Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të mbështetur iniciativa që mbajnë gjallë sundimin e ligjit, promovojnë transparencën dhe mbrojnë vlerat demokratike,” thuhet në deklaratën e BE-së.
Ky nismë konsiderohet një hap i rëndësishëm për përforcimin e besimit qytetar dhe për sigurinë e proceseve zgjedhore në Kosovë./Katror.info