Gjyqtari i njohur shqiptar, i cili jeton e bashkëvepron në Zvicër, Bekim Zogaj, kishte gjatë fundjavës një ndeshje speciale.
Zogaj në ndeshjen mes Luzernit dhe Baselit ka regjistruar paraqitjen e 200-të në futbollin zviceran si gjyqtar, shkruan albinfo.ch.
Ai ka regjistruar edhe shumë paraqitje ndërkombëtare, duke qenë një gjyqtar shumë i suksesshëm në futbollin evropian.
“Para 10 vjetëve u promovova në Superligën Zvicerane. Sot ndeshja ime e 200-të në elitën e futbollit zviceran. Faleminderit të gjithëve, të cilët më kanë përkrahur deri me tani!”, ka shkruar Zogaj në rrjetet sociale./Katror.info