Ka përfunduar edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Fitues i këtij edicioni i shpall këngëtari, Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.
Ndërsa, më e votuara nga publiku e cila rezultoi edhe me biletën e përfaqësimit në Eurovision 2024, u shpall këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Zemrën n’dorë”.
“Zemrën n’dorë” është një kompozim i vetë Besa Kokëdhimës me producentin Kledi Bahiti, gjersa vet ajo ka shkruar edhe vargjet e tekstit.
Këngëtarja me origjinë nga Qeparoi do të përfaqësojë shtetin shqiptar në ‘Eurovision 2024’ gjatë muajit maj, në Malmo të Suedisë.
Në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve, u ngjitën 22 finalistë për të interpretuar live këngët e tyre konkurruese, shoqëruar nga orkestra simfonike e RTSh-së. /Katror.info
Përgatiti:
