Besim Sylejmani nga Presheva është pronar i All-Stickerei, firmë profesionale e tekstilit digjital në Zvicër.
Duke qenë i familjarizuar me fushën e IT, Besim Sylejmani në vitin 2011 së bashku me bashkëshorten e tij hapi firmën All-Stickerei.ch. Rruga deri tek ky hap për Besimin kishte nisur në vitin 2001. Si njeri që kishte përvojë në fushën e tekstilit, në vitin 2001 ai bleu pajisje nga një firme që kishte bankrotuar, pajisje të cilat i dërgoi në Preshevë, ku dhe filluan biznesin familjar Allcom-Printshop.
“Meqenëse vëllai im kishte një përvojë në fushën e tekstilit, qëllimi yni ishte që gjithçka që shtypej nga tekstili, si rrobat e punëtorëve dhe gjithçka që prodhohej nga ne të vinte nga Presheva në Zvicër“, tregon për albinfo.ch Besimi Sylejmani.
“Me kalimin e kohës, kërkesat e shpejta të klientëve u rritën, kohëzgjatja e transportit u bë më e vështirë, prandaj vendosëm të ndryshojmë, ashtu që gjithçka të prodhohet në Zvicër. Kështu, së bashku me bashkëshorten time në vitin 2011 hapëm firmën e quajtur All-Stickerei.ch“, vazhdon tregimin për albinfo.ch Besimi Sylejmani.
All-stickerei.ch për bizneset e reja ofron gamë të gjerë të produkteve, duke filluar nga Logot, Webdesign, Beschriftung-Werbetechnik, Digitaldruck, Stickerei, Transferdruck e shumë teknika të tjera. All-stickerei në konsultim profesional me klientët ofron zgjidhje adekuate për rroba të punës, të cilat i ofron me një kualitet të lartë dhe garancion afatgjatë.
“Firma jonë ofron shitjen e produkteve nga të gjitha llojet e tekstilit, bëjmë shtypjen ose qëndisjen digjitale për firma të ndryshme. Për firmat në themelim ne jemi adresa e duhur, duke u ofruar një sërë produktesh- shërbimesh: Logo, Webdesign, Beschriftung-Werbetechnik, Digitaldruck, Stickerei, Transferdruck e shumë të tjera”, tregon mes tjerash për albinfo.ch Besim Sylejmani.
All-Stickerei.ch, përveç uniforma pune për fusha të ndryshme, ofron produkte dhe shërbime online. Shërbimet e saj shkojnë edhe me tutje, kjo firmë e specializuar e qëndisjes digjitale në bazë të kërkesave të klientëve bën prezantimin te klientët e saj të produkteve të tyre, në këtë mënyrë u mundëson bizneseve që nga afër të njihen me gamën e produkteve me qëllimin e vetëm që bëjnë zgjidhjen e duhur.
All-Stickerei.ch me kualitetin e produkteve dhe çmimet e favorshme është e shtrirë në të gjitha kantonet e Zvicrës, por jo vetëm kaq. Produktet e all-Stickerei.ch tashmë zënë vend edhe në Evropë, përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Francën, e gjithë kjo falë kualitetit të lartë e të kontrolluar, dërgesave të shpejta dhe kreativitetit të punës e korrektësisë në termine.
Për All-Stickerei.ch parim kryesor është cilësia e biznesbërjes, cilësia e komunikimit me klientët./Katror.info