Besimtarët myslimanë, në shumicën e vendeve të botës, festojnë të premten festën e Kurban Bajramit, apo siç njihet në Kosovë si Bajrami i Vogël.
Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes së Bajramit, është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Atyre u është drejtuar Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava Manifestimi prej ku bëri thirrje për paqe, siguri dhe harmoni brenda familjes dhe shtetit në përgjithësi.
Lutemi në këtë ditë feste, që në Kosovë të mbretërojë paqja, siguria, toleranca, siguria, respekti dhe qetësia”, u shpreh ai.
Myftiu Tërnava tha po ashtu se harmonia brenda familjes është thelbi i një shoqërie të shëndoshë.
Tërnava theksoi se stabilitetin dhe funksionalitetin e një shoqërie më së shumti e kërcënojnë veprat e këqija dhe dhuna në të gjitha llojet e tyre.
Duke folur për rëndësinë që paqja ka në islam, Tërnava theksoi se të gjitha llojet e dhunës janë në kundërshtim me parimet fesë islame, ndërsa më e rrezikshmja është ajo brenda familjes./Katror.info