Beyonce sonte ka marrë çmimin e 30-të Grammy në karrierën e saj muzikore.
Sonte ajo fitoi çmimin për “Këngën më të mirë ritmike”,pasuar nga ai për “Performancën më të mirë tradicionale R&B” me këngën “Plastic Off The Sofa.”

Beyonce sivjet është e nominuar në nëntë kategori, ndër to edhe për tri çmimet kryesore të mbrëmjes.
Në këtë link të Billboard mund të shihni përditësimet e fundit e fituesve të çmimeve të Grammy 2023. /Katror.info