Ylli amerikan i muzikës pop, Beyonce, është duke bërë përgatitjet e nevojshme për turneun e vitit që po vjen. Kësisoj, burime të afërta më këngëtaren kanë konfirmuar se ajo është duke rezervuar stadiume të shumta për promovimin e albumit “Renaissance” në vitin 2023.
Madje, një burim tjetër ekskluziv i revistës, Page Six, ka deklaruar se një njoftim zyrtar nga vetë Beyonce, pritet të publikohet në javët në vijim.
Që nga publikimi i albumit në korrik të këtij viti, “Renaissance” ka dominuar shërbimet e transmetimit, ku edhe ishte renditur në pozitën numër një në listën prestigjioze, “Billboard 200”.
Ky është albumi i shtatë solo nga këngëtarja 40-vjeçare dhe që të shtatë albumet e saj, duke filluar nga “Dangerously in Love” i vitit 2003, kanë debutuar në vendin e parë nëpër listat më eminente botërore.
Por, për dallim nga herët e kaluara, kësaj radhe, Beyonce nuk ka publikuar akoma as edhe një video muzikore për ndonjë nga 16 këngët e albumit, përfshirë edhe këngën kryesore “Break My Soul”.
Beyonce, për herë të fundit, shkoi në turne në verën dhe vjeshtën e vitit 2018 me bashkëshortin e saj, rep artistin, Jay-Z, për të promovuar albumin e tyre të përbashkët, “Everything Is Love”.
Përgatiti:
