Në prag të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, të enjten në mbrëmje Biblioteka Kombëtare në Prishtinë ka marrë ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Kosova feston nesër 15 vjetorin e pavarësisë.
Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë. Nga ai moment, Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan, në Evropë dhe në botë u konfirmua edhe një shtet i ri.
Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas pavarësisë, ndërsa deri më tani Kosovën e kanë njohur 117 shtete.