Biblioteka Kombëtare e Kosovës, u pasurua edhe me kulturë hebreje.
Bashkësia Hebreje, ka dhuruar një fond të librave të kulturës dhe historisë hebreje.
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e Bibliotekës Kombëtare.
“Bashkësia Hebreje – Bet Israel Kosova pasuroi koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës me një fond të librave të kulturës dhe historisë hebreje”, thuhet në njoftim.
Kjo u bë me qëllim të promovimit të kulturës hebraike, prandaj si pjesë e koleksioneve të Bibliotekës do të jetë i qasshëm për të gjithë lexuesit.
Përndryshe, origjina e Hebrenjve është në Mesopotami. Ata ishin një popull semitik nomad dhe tufë. Trashëgimia më e rëndësishme e lënë nga ky popull është monoteizmi.
Ndryshe nga popujt e tjerë të kohës, hebrenjtë adhuronin një Zot të vetëm, komandat e të cilit qeverisnin të gjitha aspektet e jetës./Katror.info