“Black Panther: Wakanda Forever” është filmi numër një në Amerikën e Veriut për të pestën fundjavë, duke fituar 11.1 milionë dollarë shtesë në shitje të biletave.
Në vendin e dytë është “Violent Night” me 8.7 milionë dollarë, e ndjekur nga “Strange World” me 3.6 milionë dollarë, “Menu” në vendin e katërt me 2.7 milionë dollarë dhe “Devotion” në vendin e pestë me 2 milionë dollarë.
“Black Adam” u rendit i gjashti me radhë me 1.34 milionë dollarë, “Fabelmans” i shtati me 1.2 milionë dollarë, “I Heard the Bells” në pozitën e tetë me 750 mijë dollarë, “Spoiler Alert” në pozitën e nëntë me 700 mijë dollarë dhe “Ticket to Paradise” në të dhjetën me 600 mijë dollarë.
Top 10 filmat e kësaj fundjave fituan një total prej rreth 33 milionë dollarë, krahasuar me performuesit më të lartë të javës së kaluar, të cilët arritën rreth 49 milionë dollarë./Katror.info