Billie Eilish është këngëtarja që ka arritur të tejkalojë një shifër mesatare dëgjuesish në platformën muzikore Spotify. Vetë platforma ka publikuar një ilustrim të kësaj arritjeje personale të Billie, duke i bashkangjitur titullin “#1 në botë”. Pak më poshtë, shkruhet numri mesatar i dëgjuesve të saj, i cili është 100,105,704.
Këtë rekord që dikur e mbanin The Weeknd (99.8 milionë) dhe Taylor Swift (91.7 milionë), e rrëmben tashmë kjo artiste me një karrierë të suksesshme që në moshën 14-vjeçare. Bashkëpunimi i saj më i fundit me kantautoren angleze, Charli XCX, i titulluar “Guess”, ka ngjitur majat që në publikimin e tij më datë 1 gusht. Në Spotify Global Charts, debutoi në vendin e pestë në kategorinë e këngëve më të mira botërore.
Ndërkaq, as albumi i saj më i fundit, “Hit Me Hard and Soft” nuk mbetet pas. Sipas rekordeve të Spotify, Billie vazhdon të ketë hapësirat më të mëdha në numër në klasifikimin e Top Songs Global, që do të thotë se një pjesë e mirë e këngëve të renditura i takojnë diskografisë së këngëtares. “Birds of a Feather” vazhdon të kryesojë këtë listë. /Katror.info