Billie Eilish ka bërë një debutim surprizë në aktrim në një episod të serialit të ri thriller të Donald Glover, “Swarm”.
Seriali me shtatë pjesë, ku luan Dominique Fishback në rolin e Dre, një grua e re e torturuar, obsesioni i së cilës me yllin e popit Ni’Jah merr një kthesë të dhunshme. Shfaqja, e cila eksploron anën e errët të kulturës stan, përmban një kast të mbushur me yje, duke përfshirë këngëtaren Chloe Bailey, yllin e “Snowfall” Damson Idris dhe aktorin Rickey Thompson.
Të enjten, Eilish postoi në Instagram një fragment të filmit, të marrë nga episodi i katërt./Katror.info