Festivali i shumëpritur veror, Beerfest Kosova 2025, ka zbuluar sot listën zyrtare të artistëve që do të performojnë këtë edicion, duke premtuar katër net plot energji, muzikë live dhe atmosferë të paharrueshme në zemër të Prishtinës, shkruan Katror.info.
Ndër emrat kryesorë të këtij viti janë Majk, Yanina, Buta, Lluni, Melinda, Shaolin Gang, Rina Balaj dhe Capital T, të cilët do të performojnë nga 14 deri më 17 qershor 2025 në lokacionin tashmë tradicional – Parkingun prapa Pallatit të Rinisë.
Organizatorët e festivalit premtojnë një eksperiencë edhe më të pasur për të gjithë vizitorët, duke sjellë jo vetëm muzikë nga artistët më të pëlqyer vendorë dhe rajonalë, por edhe një atmosferë të gjallë me shumë surpriza për adhuruesit e birrës dhe të festës.
Biletat janë tashmë në shitje, dhe publiku ftohet të sigurojë pjesëmarrjen e tyre në një prej ngjarjeve më të dashura të verës./Katror.info