Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Teksa e uroi për detyrën e re, zëvendëskryeministri Bislimi i shprehu ambasadorit Antonini mirëseardhjen në Kosovë. Në vijim, biseduan rreth marrëdhënieve bilaterale dhe rëndësisë së fuqizimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Bislimi nënvizoi edhe përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe angazhimin në zbatimin e reformave. Përgjatë takimit u diskutua dhe mbi procesin e dialogut dhe takimet e fundit të zhvilluara në Bruksel.
Ai e falënderoi ambasadorin Antonini për takimin e bisedën, duke shprehur edhe vullnetin për bashkëpunim të ngushtë e fuqizim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. /Katror.info
Përgatiti:
