Baleti Kombëtar i Kosovës do të nisë sezonin artistik të vitit 2025 me një shfaqje të veçantë dedikuar ndërgjegjësimit dhe luftës kundër stigmatizimit që lidhet me sëmundjet.
Kjo ngjarje artistike, me një mesazh të fuqishëm për shëndetin publik, do të mbahet më 4 shkurt, në Ditën Botërore Kundër Kancerit.
Nën koreografinë e balerinit dhe koreografit të njohur Sead Vuniqi, shfaqja do të jetë një akt i jashtëzakonshëm solidariteti dhe përkrahjeje për ata që përballen me sfida shëndetësore. Përmes artit, kjo ngjarje synon të promovojë një shoqëri më të ndjeshme dhe të informuar, duke adresuar çështje të rëndësishme të shëndetit publik.
Kjo iniciativë është përgëzuar nga organizata Action for Health, e cila e ka cilësuar këtë bashkëpunim si një testament të fuqisë së artit për të ndikuar në ndërgjegjësimin dhe përkrahjen e individëve dhe komuniteteve në nevojë./Katror.info