Regjisorja e suksesshme, Blerta Zeqiri është zgjedhur drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Nga konkursi ku në garë ishin Visar Krusha e Lum Çitaku, regjisorja e filmit “Martesa” u zgjodh personi që do të jetë në krye të QKK-së për mandatin e ri.
Lidhur me këtë ka njoftuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook.
”Blerta është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës. Ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit”, ka shkruar Kurti.
Përkitazi me këtë, Kurti ka shtuar se me Blertën në krye të QKK-së kinematografia kosovare do të arrijë suksese ndërkombëtare.
”Me Blertën në krye të QKK-së fuqizohet tutje reforma jonë në kinematografi. Me buxhet të rritur për prodhim të filmit dhe ligjin e ri në prag të miratimit përfundimtar, kinematografia jonë do të arrijë nivele të reja të suksesit ndërkombëtar”, thuhet në këtë njoftim. /Katror.info
Postimi i plotë: