Njëra anë e autostradës Prishtinë–Prizren është bllokuar për qarkullim për shkak të punimeve që po zhvillohen në këtë aks rrugor, shkruan Katror.info.
Për pasojë, që në orët e para të mëngjesit janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, duke shkaktuar vonesa për qindra qytetarë që lëvizin në këtë drejtim.
Autoritetet kanë vendosur sinjalizime për qarkullim alternativ dhe u bëjnë thirrje shoferëve të ndjekin udhëzimet dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë zonë. Nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasin punimet, por pritet që ndërhyrjet të përmirësojnë cilësinë dhe sigurinë e rrugës./Katror.info