Bono, kryesolisti i grupit të muzikës rock U2, që mbajti fjalën e rastit në festivalin e filmit Berlinale, në nderim të regjisorit amerikan Steven Spielberg të cilin e quajti “shpirtin e kinematografisë”.
Por Bono ishte në Berlinale edhe për të marrë pjesë në prezantimin e filmit “Kiss the Future” . Dokumentari rrëfen për lidhjen e grupit të famshëm U2 me skenën punk dhe rock të virteve 1990 në Sarajevë, gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë. U2 do të shkonin më pas, vetëm dy vjet pas luftës së aritur me Marrëveshjen e Daytonit, që të mbanin një koncert, në shtator 1997. Filmi shfaqet në kuadër të serisë Berlinale Specials dhe si producent ka aktorët hollivudianë Matt Damon dhe Ben Affleck, shrkuan Deutche Welle.
Regjisori Nenad Cicin-Sain, i cili edhe për arsye biografike nuk i ndan njerëzit në kategori etnike – vetë i lindur në Slloveni, mamanë e ka serbe, babanë kroat dhe gruan shqiptare – tha në kofnerencën e shtypit se kishte vënë re rindezjen e retorikave nacionaliste në territoret e ish-Jugosllavisë, dhe donte të tregonte se çfarë ka ndodhur atëherë. Dokumentari ka të bëjë me rolin e muzikës dhe artit si armë vetëmbrojtjeje, tha Bono.
Solidaritet me Ukrainën
Por nëse në Bosnjë duket se lufta ka përfunduar, Evropa sërish është në luftë. Berlinalja, si festivali më politik kinematografik në nivel botëror, e tregoi qysh në hapje solidarizimin e saj me ukrainasit. Wolodimir Zelenski, presidenti ukrainas, ishte i pranishëm virtualisht në ceremonisë e hapjes më 17 shkurt dhe mbajti një fjalim. Ish-aktori Zelenski u kërkoi kineastëve solidaritet me Ukrainën dhe tërhqoi një paralele me Murin e Berlinit. Në Berlinale 2023, u shfaq edhe dokumentari i aktorit dhe regjisorit të Holliwoodit Sean Penn, “Superpower” (Superfuqi). Filmi portretizon Selenskin dhe ditët para pushtimit rus të Ukrainës, me Penn që fillimisht synonte të bënte një portret të komediantit që është president.
Pesë filma gjermanë në garën kryesore
Kush do ta fitojë Ariun e Artë? Kjo nuk është pyetja e vetme, por është njëra nga pyetjet kryesore që do të përgjigjet të shtunën. më 25 shkurt. A do të jetë fituesi ose fituesja një film gjerman? Gjasat nuk janë të pakta: nga 18 filmat garues, pesë janë gjermanë.
Bujë bëri sidomos pjesëmarrja në garë e regjisores gjermane 81-vjeçare, Margarette von Trotta. Ajo rikthehet në Berlinale pas 40 vjetësh, pikërisht me një inskenim të dashurisë fatkeqe të dy figurave të rëndësishme të letërsisë gjermane, Max Frisch dhe Ingeborg Bachmann.
Në Berlinalen 2023 nuk merr pjesë asnjë film shqiptar. Në kuadër të panarit të filmit European Film Market, u rikthyen edhe Qendrat Kombëtare të Kinematografisë të Kosovës dhe Shqipërisë me stendën e tyre të përbashkët të munguar për dy vjet radhazi. Në këtë kuadër, publikut të fushës iu prezantua edhe filmi i Gentian Koçit,“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, që është propozimi zyrtar i Shqipërisë për çmimin Oskar 2023./Katror.info