Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell thotë se sot hyn në fuqi një vendim historik i BE-së, duke iu referuar liberalizimit të vizave. Borrell thotë se nga sot, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në BE pa viza, teksa thekson se kjo sjell përfitime të rëndësishme për Kosovën po ashtu edhe për BE-në.
“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave,” ka shkruar Borrell në platformën X.
Qytetarët kosovarë nga sot do të mund të udhëtojnë në zonën Schengen, pa pasur nevojë për t’u pajisur me viza. Ky vendim u nënshkrua më 19 prill nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe ata të Këshillit të BE-së./Katror.info