katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    17 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    19 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    19 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    19 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Prishtina mirëpret edicionin e 17-të të PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit
    2 hours ago
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    19 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    19 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    20 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    22 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    2 days ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    7 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Filmi ‘Bota jonë’ premierë në Prishtinë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Filmi ‘Bota jonë’ premierë në Prishtinë

Last updated: 14/10/2023 6:51 PM
104 Shikime
Shpërndaje
Foto: IMDb

Kosova e vitit 2007, vështirësitë e sfidat shoqërore, në një vend që kërkon pavarësi e ringritje pas luftës, u risjellën sërish në Prishtinë nëpërmjet premierës së filmit ‘Bota jonë’ të regjisores Luana Bajrami, film ky i cili edhe hapi Javën e Filmit Frankofon në Prishtinë.

Pas debutimit në Festivalin e Filmit në Venedik, ‘Bota jonë’ erdhi edhe në Prishtinë para publikut që flet shqip dhe që e bashkëndjeu çdo sekuencë të këtij reflektimi real të një periudhe të paharruar të një rinie të harruar. 

‘Bota jonë’ ka në fokus Zoen (Elsa Mala) dhe Voltan (Albina Krasniqi), dy kushërira, të cilat vendosin ta braktisin fshatin dhe familjen për të studuar në Prishtinë, por më shumë se kaq ato kërkojnë ta gjejnë veten dhe vendin të cilit i takojnë. Me njëra – tjetrën në krah, entuziaste e me ëndrra plot, ato marrin rrugën drejt Prishtinës.  Megjithatë, ikja nga fshati e fillimet në Prishtinë për Zoen dhe Voltan nuk ishin edhe aq të lehta. Ky rrugëtim sa ambicioz, ishte edhe i vështirë e i shoqëruar me kriza e probleme të shumta shoqërore e ekonomike.

Mundesh me e lexu edhe…

Më shumë se vetëm jetën e dy vajzave të revoltuara nga idetë e prapambetura, filmi pasqyron një realitet të dhimbshëm, që pothuajse çdo i ri e adoleshent u përball në Kosovën e pasluftës, shumë prej të cilëve ëndrrat u mbetën në sirtar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Se ky film ngjalli emocione e rikthim në kohë tek publiku, u vërejt edhe pas përfundimit të tij, teksa u përcoll me duartrokitje disa-minutëshe.

Pas një prezantimi të suksesshëm në Kosovë, regjisora Luana Bajrami tha se mbi të gjitha, për të, ndjenja më e veçantë është kur prezanton filmat e saj para audiencës në Prishtinë, e po kaq e rëndësishme ishte edhe kjo premierë.

“Për mua është gjithmonë ndjenjë e veçantë dhe e pres gjithmonë me dëshirë të madhe prezantimin në Kosovë dhe kam shumë dëshirë të intervenoj shumë më herët në procesin e filmit, kur shfaqet para publikut në Kosovë sepse ngjarja zhvillohet këtu, flet shqip dhe për problematikat e vendit, edhe pse gjithmonë e rikujtoj edhe aspektin universal”, tha Bajrami, duke shtuar mes tjerash se ndjeu emocionin në sallë dhe se ky film e kapi audiencën, e kjo shtoi edhe më shumë emocionet tek regjisorja.

Ajo foli edhe për filmit, ku u shpreh se ka dëshirë të vazhdojë të shfaqë filma që pasqyrojnë jetën dhe vështirësitë e rinisë dhe adoleshentëve kosovarë nëpër periudha të ndryshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bajrami po ashtu foli edhe për kastin e aktorëve, të cilët ajo i vlerësoi lart për potencialin dhe profesionalizmin.

“Kur e kam bërë ekipin e aktorëve për filmin ‘Luaneshat e Kodrës’ kam menduar që i kam takuar krejt aktorët e rinj të Kosovës, në fakt kam qenë shumë gabim sepse kur e bëra ekipin e aktorëve për filmin e ‘Bota jonë’ kam takuar shumë aktorë të rinj, e kam parë potencialin e tyre dhe kam krijuar një lidhje shumë të veçantë me ta”, tha Bajrami..

Pas premierës së filmit, aktorja Elsa Mala, e cila edhe e portretizon rolin e Zoet, u shpreh shumë e lumtur për premierën dhe për prezencën në këtë film.

“Unë kam pasë fatin më të mirë në botë të punoj me këta aktorë të mrekullueshëm, secili më profesionist se tjetri dhe për një muaj xhirime, çdo ditë për mua ka qenë si një punëtori. Ndërkaq, për regjisoren, mund të them që Luana është ‘shtet ne vete’ është botë në vete dhe dita-ditës po e vërej çfarë mendje e kreativiteti ka dhe jam shumë e lumtur që kam pasë mundësinë të jem pjesë e këtij universi dhe kreativiteti të saj”, tha Mala.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Po kaq e lumtur për pjesëmarrjen në këtë film u shpreh edhe Albina Krasniqi, e cila në film paraqitet me rolin e Voltas. Krasniqi shprehet se si aktore e re ky është një fillim shumë i mbarë për të.

“Ka qenë hera e parë qe kam marrë pjesë në një festival të nivelit si “Venice Film Festival”.  Ishte një ndër eksperiencat më të veçanta qe kam pasë deri sot, për faktin qe une, po edhe i gjithë ekipi kemi pasur mundesinë të promovojmë jo vetëm veten por edhe nje histori shume të ndjeshme te vendit ku jemi lindur e po jetojme”, tha Krasniqi

“Jam shumë e emocionuar për prezantimin e filmit edhe në Festivalin e Filmit frankofon në Kosovë sepse këtu kam lindur e po jetoj, këtu e kam gati gjithë shoqerinë, familjen, kolegët qe më njohin që nga fillimi dhe është ndjenjë e veçantë kur në fund diskuton me njerëz qe ju beson dhe kritikat e tyre kan vlerë të madhe për ty”, tha ndër të tjerash Krasniqi, duke shtuar në fund se ndjehet krenare që ka pasur mundësinë të sjellë në jetë storjen e një vajze të talentuar siç është regjisorja Luana Bajrami.

Ndërkaq, edicioni i sivjetmë i Javës së Filmit Frankofon do të vazhdojë deri më 18 tetor. Ky edicion i festivalit fokusohet në portretizimin e grave në kinema, ato prapa kamerave dhe atyre para saj./KultPlus/Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:audiencëbota jonëFilmpeoplePremierëPrishtinetop2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Vetitë kuruese të arrave, ja sëmundjet që shërojnë
Artikulli i ardhshëm ‘Hidrodrini’ e kthen cisternën e palëvizshme në vepër arti

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit

31 Shikime
LajmePeople

Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

27 Shikime
People

The Great Gatsby feston 100 vjet

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?